Neymar shënoi golin e fitores kundër Toulouses të shtunën, por fitorja duket se i ka kushtuar superyllit brazilian.
Paris Saint Germain zgjodhi për të pushuar disa nga emrat e tyre të mëdhenj, përfshirë Edinson Cavanin dhe Thiago Silvan që nuk ishin as të përfshirë në skuadër, por Neymarit iu kishte dhënë drita e gjelbër për të luajtur të gjithë ndeshjen, transmeton portali arbresh.info.
Neymar së bashku me PSG-në do të udhëtojnë për në Madrid mbrëmjen e së mërkurës për të zhvilluar ndeshjen e parë kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve.
Paris Saint Germain do të kërkoj nga 26-vjeçari, i cili ishte në formë të mirë kundër Toulouses duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68′, të tregoi klasin e tij atë ndeshje. Por, Neymar duket se ka pësuar disa goditje në Liga 1 pasi golashënuesi ka shpërndarë pas ndeshjes një foto me këmbët e tij në rrjetin social Instagram.

Ndoshta postimi ishte si një thumbim ndaj lojtarëve të Toulouses, por tifozët e Real Madridit në qetësi shpresojnë që Neymar të mos jetë në formën e tij më të mirë.
Megjithatë, Neymar nuk ka dhënë ndonjë indikacion për ndonjë lëndim dhe duket se do të jetë startues ndaj rivalit të tij të vjetër./arbresh.info/
Meanwhile in France, Neymar scored his 19th league goal of the season as PSG defeated Toulouse 1-0 (?:@beINSPORTSUSA)pic.twitter.com/1ZBXfcDia0
— SI Soccer (@si_soccer) February 10, 2018
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja