Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, duhet patjetër të ketë konsensus politik.
Ai u shpreh optimist se Demarkacioni do të votohet së shpejti, derisa mohon mundësinë që vizita e paralajmëruar e kryeministrit malazez në Kosovë do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
“Duhet të ketë konsensusin politik”, tha Veseli për RTK-në.
Sipas tij është e pahijshme mbajtja peng e temave të tilla kaq vjet pas luftës.
“Forcimi i sovranitetit tonë bëhet përmes përcaktimit të kufijve. Çështja e shënimit të kufijve të Kosovës me vendet siç është edhe Mali i Zi duhet të behet të përfundojë sa më shpejt”.
“Jam tepër optimist se këtë çështje do ta zgjidhim dhe mund ta zgjedhim nëse do të kemi konsensusin e përbashkët”./rtk/
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...