Sipas Claude Makeleles, Zinedine Zidane nuk e meriton të kritikohet pavarësisht formës së dobët të Real Madridit.
Madridi ka fituar sezonin e kaluar La Ligan, por aktualisht janë në pozitën e katërt në tabelë pas 21 ndeshjeve këtë sezon dhe qëndrojnë 19 pikë prapa Barcelonës që është në krye të tabelës, transmeton portali arbresh.info.
“Trajtimi që i është bërë Zidanes nuk ka qenë i drejtë”, ka thënë Makelele, ish futbollisti francez që tani drejton skuadrën Eupen në Belgjikë. “Në futboll, suksesi harrohet me shpejtësi gjithashtu”
“E di se ai do të rikuperohet, ne nganjëherë e telefonojmë njëri-tjetrin vetëm për të inkurajuar njëri-tjetrin”

“Ai është një trajner i mirë ashtu siç ishte si lojtar. Ai ka vlerat e njëjta si kur ishte në fushë, ai është një lider dhe punon shumë. Ai nuk fshihet asnjëherë dhe gjithmonë merr të gjitha përgjegjësitë”
“Jo gjithkush mund të ndihmoj lojtarët ashtu siç ka bërë ai. Kjo është arsyeja pse është një trajner i mrekullueshëm. Ajo që ka bërë brenda dy apo tri viteve me Real Madridin, asnjë trajner tjetër në botë nuk e ka bërë”
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...