Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot në klinikën e ORL-së, tre fëmijë kanë kaluar me sukses operimin për kthimin e dëgjimit.
Ismaili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se operimi është kryer nga mjekët sllovenë si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së.
Postimi i plotë i ministrit në Facebook:
Fëmijët tanë meritojnë jetë normale!Rroni, Enesi dhe Venisi së shpejti do të kenë mundësi të komunikojnë pa probleme me prindërit dhe shokët e tyre, pasi që sot kanë kaluar me sukses operimin për kthimin e dëgjimit. Operimi është kryer nga mjekët sllovenë, si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së. Gjatë kësaj jave kemi pasur 10 operacione të tilla me sukses të plotë. Në kuadër të bashkëpunimit tonë me vendet e zhvilluara, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ???????? do të lidhë marrëveshje me Spitalin e Përgjithshëm të Sllovenisë, “Izola”, për të shtuar kuadrot dhe shërbimet profesionale. #24/7PërShëndetësinë(Shënim: Realizimi dhe publikimi i këtyre fotografive është bërë me lejen e prindërve)
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK