Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar sot rezultatet e sondazhit të pestë me radhë lidhur me pritshmëritë e qytetarëve rreth fazës përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi, me titull: “Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, këndvështrimi i qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Egzon Osmanaj nga KDI, gjatë prezantimit të raportit ka deklaruar se 31 për qind e qytetarëve mendojnë se Serbia do ta njeh Kosovën në përfundim të dialogut ndërsa 48 për qind kanë thënë se jo, kurse, 21 për qind kanë thënë se nuk e dinë këtë.
Sipas tij rrjedhimisht kemi pas mungesë të llogaridhënies dhe të transparencës gjatë procesit të dialogut.
“Ne kemi bërë kërkesë për të pasur qasje në dokumente zyrtare për këtë çështje dhe nuk na është ofruar asnjë dokument”.
Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të dyja vendeve shumë herë kanë qenë jo të lehta dhe provokative e sidomos nga ana e Serbisë.
“Shumë marrëveshje të arritura deri tani nuk janë zbatuar në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai.
Osmanaj ka shtuar se 27 për qind e qytetarëve mendojnë se dialogu ka përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1685234914874927/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor