Pasi që hyri në fuqi ligji për amnisti, nga burgu më i madh në vend – Idrizovë, deri më tani kanë dalë 240 të burgosur.
Numri më i madh i të dënuarve që lirohen janë të dënuarit për vjedhje, plaçkitje, armë mbajtje pa leje dhe kontrabandë me drogë.
Dënimi prej 30 për qind ju është ulur mbi 300 personave, por ky numër siç thotë zv.drejtori i Idrizovës, do të rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri më tani nga gjykatat janë kthyer 937 vendime. Sipas nenit 206, plotësisht janë liruar 240 persona. Presim që gjatë ditëve të radhës ky numër të rritet”, tha për TV21, Sadush Arifi.
Numri i përgjithshëm i të akuzuarve të cilët duhet të dalin, sipas ligjit për amnisti është 780. Por, në gjykatën kushtetuese mbërriti iniciativë për ta kontestuar këtë ligj.
Në territorin e tërë vendit, sipas informacioneve të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, nga burgjet deri tani kanë dalë mbi 450 të burgosur.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën