Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk përbën risi, pasi që, sipas tij, rinegocimi parashihet edhe me Marrëveshjen e Vjenës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se ideja e numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është diçka e re, pasi që, sipas tij, edhe në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar vite më parë në Vjenë parashihet të rishikohen pikat ku dyshohet se ka pasur gabime gjatë këtij procesi.
Këto komente nënkryetari i Kuvendit i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se partitë politike në Kosovë duhet të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.
Ai ka pohuar se mosratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi do ta izolonte vendin, prandaj shpreson që gjatë vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markovuiq në Kosovë të gjendet një zgjidhje.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...