Një cisternë nafte me një ekuipazh prej 22 personash është zhdukur në Gjirin e Guinesë jashtë Beninit.
Nuk ka pasur kontakt me biznesin e regjistruar në Panama që nga e enjtja, transmeton portali arbresh.info
Incidenti ka ndodhur më pak se një muaj, pasi një anije ishte rrëmbyer nga piratët në zonën e njëjtë.
Byroja Ndërkombëtare Detare tha se marina e Beninit ishte në kërkim të Marine Express, që po barte 13,500 tonë naftë.
Në janar, një anije ishte kapur pikërisht në këtë zonë, por ishte liruar pasi u pagua shpërblesa./Arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin