Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të mbajë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perendimor në Republikën e Maqedonisë. Në takim të futar janë ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.
Takimi mbahet vetëm një ditë para daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë edhe tema kryesore e takimit, ku pritet të hapen edhe tema tjera të interesit rajonal, si që janë: cikli i radhës i Raportit të Komisionit Evropian për vendet aspirante për anëtarësim, progresi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, potencialet për bashkëpunim në kuadër të procesit të Berlinit etj./Tetovasot/
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare