Gjykata Kushtetuese është në proces të vendimit se funksioni zëvendëskryeministër nuk ekziston në sistemin ligjor. Partia politike “E majta”, deri te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar nismë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dispozitave të Ligjit për paga dhe kompensimeve tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.
Gjykatësit me shumicë votash, më 29 dhjetor vitin a kaluar me shumicë votash e kanë pranuar nismën e kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë, konstatohet se Qeverinë e përbëjnë kryetari i Qeverisë dhe ministrat dhe se nuk ekziston funksion nënkryetar i Qeverisë. Kjo nënkupton se sipas Ligjit për paga dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar vërtetohet koeficient për caktimin e pagës për funksion i cili nuk ekziston në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën