Kongresisti amerikan Steven Palazzo ka thënë se në Kosovë amerikanët ndihen si në shtëpi.
Kongresisti amerikan Steven Palazzo gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është “vend në të cilin çdo amerikan ndihet si në shtëpi të vet”.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme, Pacolli falënderoi Palazzon për ndihmën amerikane ndaj Kosovës.
“Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën SHBA-ve. Në këto 10 vjet jetë të pavarur, ne po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe po ecim para, megjithëse kemi bërë dhe gabime”, i ka thënë Pacolli kongresistit, gjithnjë sipas komunikatës.
“Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet e tij për të rritur njohjet e Kosovës anembanë globit, aktivitet në të cilin ka gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve”, thuhet më tutje në komunikatën e ministrisë.
Në komunikatë tregohet se Pacolli është shprehur i interesuar që Kosova të vendosë kontakte “me shtetin e Misisipit, zonën elektorale të kongresistit, shtet ky i njohur për traditën bujqësore”.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...