Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane, sot ka pritur në takim senatorin e Italisë, Lodovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori italian në Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e iniciativave për anëtarësim në organizatat rajonale, sidomos në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI), në të cilën senatori Sonega është kryetar i delegacionit parlamentar të Italisë në Iniciativën Qendrore Evropiane (CEI).
“Avancimi i raporteve në zhvillimin e diplomacisë parlamentare në mes dy vendeve do ishte lehtësim për Kosoven dhe ndihmese ne mbështetjen qe e jepe Italia për Republikën e Kosovës”, tha deputeti Zemaj.
Tema të takimit ishin edhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, proceset integruese në kuadër të saj, si dhe temat që preokupojnë opinionin publik dhe janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës si: sundimi i rendit dhe ligjit, demarkacioni, si dhe përgatitje me fleksibile e legjislacionit që të kemi sa më shumë investime të jashtme e sidomos ato Italiane.
Po ashtu, deputeti Zemaj përsëriti qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK-së rreth tendencës për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara si dhe qëndrimin e tërheqjes tani të krerëve institucional nga kjo iniciativë.
Ndërsa, senatori Sonego theksoi se shteti i Kosovës nuk duhet lejuar që të krijojë pasqyr e cila do dukej si hezituese ne sundimin e ligjit, duke dhënë kështu një mesazh të qartë. Ai po ashtu, deklaroi mbështetjen e tij për Kosovën në vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t’i kryejnë obligimet e marra në këtë drejtim.
Në emër të grupit të miqësisë, deputeti Armend Zemaj falënderoi senatorin Lodovico Sonego për mbështetjen në të gjitha fushat si dhe për bashkëpunimin e ofruar ndërparlamentar Kosove – Itali, njëherit u dakorduan që në të ardhmen të dyja parlamentet të intensifikojnë bashkëpunimin dhe avancimin e raporteve në mes dy vendeve tona./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi