Arsenali nuk ka hequr dorë nga interesimi i tyre për sulmuesin e Bordeauxit, Malcom.
‘London Evening Standard’ raporton që Arsenali mund të bëjë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin Malcom gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali siguroi transferimin e reprezentuesin gabonez Pierre Emerick Aubameyang në ditën e fundit të afatit kalimtar para se të nënshkruante gjithashtu me Henrikh Mkhitaryan si pjesë e marrëveshjes që nga ana tjetër i siguroi kalimin yllit kilian Alexis Sanchez në Manchester United.
Por, ata kanë humbur edhe yjet si Olivier Giroud, Theo Walcott ndërkohë që Alex Oxalde Chamberlian u largua gjatë verës për t’iu krijuar tyre hapësirë n sulm.
Prandaj, Malcom është njëri nga lojtarët për të cilët ata vazhdojnë të kenë interesim dhe mund të shtrojnë ofertë kur të rihapet merkato e transferimeve./arbresh.info/
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...