Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar gratë e Krushës, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.
Lekaj ka thënë, përmes një shkrimi në Facebook, se mbështetja për gratë e Krushës duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës.
“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin në ambientet e Komunës, takuam një delegacion nga Gjeneva e Zvicrës në përbërje nga Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri, ish president, tani këshilltar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë në vizitë investive në këtë komunë, respektivisht në Krushe, ku e kanë vizituar për së afërmi Kooperativën Bujqësore “Krusha” të cilën e kanë mbështetur që të zhvillohet”, ka thënë Lekaj.
“Angazhimi i të gjithë neve është që të zhvillohen këto ndërmarrje çfarë është ndërtuar edhe në vendin historik, Krushe. Mbështetja për kategoritë e veçanta siç janë “Gratë e Krushes” duhet të jetë prioritet i të gjitha insitucioneve dhe bashkëpunimeve sikur ky që e ka mundësuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi”, ka shkruar Lekaj.
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...