Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka vizituar sot Malin e Zi.
Mësohet se arsyeja e kësaj vizitë në Mal të Zi është shënjimi i vijës kufitare me këtë shtet.
‘Indeksonline’, mëson se arsyeja e kësaj vizite është propozimi i tij për demarkacionin.
Gjatë kësaj vizite Limaj mësohet të ketë pasur disa takime të nivelit të lartë.
‘Indeksonline’, ka kontaktuar me këshilltarin për media të Limajt, Leotrim Berishën, i cili nuk e ka mohuar as pohuar vizitën.
Në anën tjetër, iniciativa e numrit dy të Qeverisë Haradinaj ka bërë bujë të madhe në opinionin publik.
Limaj po propozon që të arrihet një ujdi mes dy qeverive përkatëse ku do të zotoheshin për rishikim të pikave të kontestuara brenda një periudhë të caktuar.
Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...