Deputeti i NISMA-s për Kosovëm , Zafir Berisha, thotë se nuk është për t’u çuditur fakti që presidenti Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrimin e tij për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pasi sipas tij nuk është hera e parë që ai i ndryshon fjalët.
“Thaçi është kthy në pikën zero, qaty ku ka qenë. Nuk është për me u çuditë, nuk është hera e parë që i lunë fjalët e që bënë akrobacione të tilla”, ka deklaruar Berisha.
Berisha thotë se ndryshimi i qëndrimeve të presidentit Thaçi tregon për karakterin e pa qëndrueshëm të tij.
“Unë jam nënshkrues, dhe nuk e kam nënshkruar atë për Hashim Thaçin. Unë kam qenë kundër edhe në 2015-ën edhe tash jam kundër. Ai i ka shti në 2015-tën me votu me çdo kusht me e votu për një gjykatë të dëmshme. I ka shti me marrë edhe iniciativë dhe i la tash. Një njeri që po e tregon dalëngadalë karakterin e tij të pa qëndrueshëm ”, është shprehur Berisha për Periskopin.
I pyetur nga Periskopi se si e komenton faktin që edhe kryeministri Haradinaj dhe kryekuvendari Veseli kanë ndryshuar qëndrim rreth nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Berisha ka thënë se nëse e kanë ditur qysh në fillim se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, nuk është dashur që të luhet me ndjenjat e qytetarëve.
“Unë mund të flas vetëm për veti që nuk e kam ndryshuar qëndrimin. Por nuk është mirë që me lujtë me ndjenjat e qytetarëve për çështje të rëndësishme për vendin siç është çështja e Gjykatës. Plotësisht pajtohemi që është gjykatë e dëmshme një etnike, por nëse e kanë ditë që nuk munden me e zhbë, së paku nuk është dashtë me e torturuar për një muaj ditë qytetarin e Kosovës me deklarata dhe ide koti”, ka përfunduar Berisha për Periskopin.
Sot, presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka thënë që nuk ka qenë nismëtar për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Në një linjë me Thaçin tashmë janë edhe Haradinaj e Veseli.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...