Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se çështja e Demarkacionit dhe Gjykatës speciale duhet të përfundohen pasi që sipas tij këto çështje po e izolojnë qytetarin dhe po e vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre.
Në rrjetin social facebook Pacolli ka shkruar se politikanët nuk kanë të drejt që për interesa individuale, ta vënë në pikëpyetje fatin e brezave të ardhshëm.
Statusi i plotë:
Angazhimi politik do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe për interesat e tyre dhe jo për interesa vetjake dhe karrieriste. Kështu e shoh edhe angazhimin tim.
Sot kur jemi para dilemës së vendimeve të mëdha, kjo do të duhej të vihej në pah më tepër se kurrë.
Tani është momenti kur duhet dëshmuar se a jemi në politikë për qytetarin apo për vetveten. Demarkacioni po e mban të mbyllur dhe të bllokuar qytetarin kosovar. Ai duhet votuar sepse është në interesin e qytetarit Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do ta izolonte dhe vinte në pikëpyetje të ardhmen e qytetarit kosovar. Ajo duhet kundërshtuar sepse nuk e kemi asnjë të drejt ne politikanët që për interesa individuale, ta vëmë në pikëpyetje fatin e brezave të ardhshëm.
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...