Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një djalë i ri vetëm 22-vjeç i identifikuar si Florian Colaj ka humbur jetën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, në fshatin “Shtoj i Ri”, Shkodër.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit dhe përplasja e tij me një pemë anës rrugës.
Njoftimi i policisë
Me datë 01.02.2018 rreth orës 06:30 ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Shtoj Ri ka ndodhur një aksident.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, shtetasi F. C. 22 vjeç, banues në Koplik, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...