Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pezulluar vendimin për rritje të pagave të kabinetit qeveritar shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencisë Kundër Korrupsion, pas vendimit që kishte marrë për dyfishimin e pagës së vet dhe të zyrtarëve qeveritarë, edhe pse vlerëson se vendimi i AKK-së është i ndikuar politikisht.
Por a po shihet kjo si një përçarje e koalicionit në mes AAK-së dhe PDK-së, pasi që ditë më parë ministri i Financave Bedri Hamza ka vendosur që të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, ani pse është ministër i kabinetit Haradinaj.
Analistët në vend vlerësojnë se ky koalicion që nga fillimi ka qenë koalicion i interesit.
“Koalicioni PDK- AAK prej fillimit ka qenë koalicion i interesit dhe koalicion i zorit. Interes pati Ramush Haradinaj dhe shkeli vijat e kuqe me PDK-në, ndërkaq PDK prej zorit ia dhuroi Haradinajt postin e kryeministrit”, ka thënë analisti Bajrush Morina për arbresh.info.
Morina thotë se çështja e pagave është vetëm një pjesë e përçarjeve në këtë koalicion.
“Kjo me pagat është vetëm një pjesë e përçarjeve në këtë koalicion. PDK dhe ministri Bedri Hamza po i japin sinjale Haradinajt se ai shkruan vendime por ato i “vulos” Bedri Hamza, pra PDK-ja. Në një situatë të tillë Haradinaj i mbetet ose të durojë “nënshtrimin”, që po i bën PDK dhe ministrat e saj ose një ditë t’i mbledhë qaklat e të shkoje prej shpije”, ka pohuar ai.
Të njëjtën gjë pothuajse e thotë edhe politologu Gurakuç Kuqi. Sipas tij, qeverisja aktuale shumë shpejtë do të bie.
“Ne mund të spekulojmë se ishte edhe një “shah” nga PDK-ja për qeverisjen Haradinaj, por edhe nëse ata nuk e kanë menduar si të tillë që ka pak gjasa, kjo ishte edhe një arsye më shumë që koalicioni dhe qeverisja shpejtë do të bie, që Veseli po mbledh argumente ashtu sikur ndaj LDK-së që ta rrëzojë qeverisjen. Dhe në atë listë hyn demarkacioni, liberalizimi i vizave, gjykata speciale, falja e borxheve, rritja e pagave dhe këto deklarata, e një varg gjërave të tjera”, ka thënë ai.
Kuçi, thotë se kjo qeveri nuk ka asnjë ide për menaxhim.
“Si çdo qeverisje me parë edhe kjo qeverisje ka treguar që nuk ka asnjë ide për menaxhim, por që për më keq, kjo qeverisje as nuk ka ditur ta ruaj rrëshqitjen drejt veprimeve dhe vendimeve kaotike, ku me veprimet e tyre, po arsyeton çdo qeverisje tjetër të keqe të kaluar”, ka pohuar Kuçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj me një vendim ia dyfishoi vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...