Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiakë ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajziti në Prishtinë.
Kurti me këtë rast tha se respekti për dëshmoret, heronjtë e martirët e kombit është respekt për veten si qytetarë të Republikës si aktivist politik e si politikan përfaqësues.
Prandja sipas tij, Zahiri ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK, raporton Ekonomia Online.
“Sot me rastin e 21 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Zahir Pajazitit, Halif Zejnullahit e Edmond Hoxhës bëjmë nderime para shtatorja së Zahirit këtu në kryeqytet”.
“Respekti për dëshmoret, heronjtë e martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës si aktivist politik e si politikan përfaqësues. Zahiri ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK”./EO/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...