Si mbrëmë, edhe sonte banorët e Prishtinës po thithin ajër të pashëndetshëm. Të dhënat nga matësi i ndotjes së ajrit së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë në orën 22:00 tregojnë shkallën e ndotjes në 193, e që cilësohet ajër i pashëndetshëm.
Gjatë ditës, respektivisht në orën 16:00 ajri ishte në parametra normal, me shkallë të ndotjes prej 97. Ditën e nesërme në mesditë qytetarët do të protestojnë kundër ndotjes së ajrit.
Kurse, për të parandaluar ndotjen e ajrit, nga nesër qysh në ora 6:00 të mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, asnjë veturë nuk do të lejohet të hyjë në Prishtinë.

Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...