Çuarja përpara e vendimeve të mëdha, veçanërisht e marrëveshjes së demarkacionit ishin premtimet dhe kauza kryesore e qeverisë aktuale, mirëpo tash e 5 muaj, Ramush Haradinaj nuk ka arritur të prodhojë rezultate karshi kësaj situate.
Numri dy i qeverisë, Behgjet Pacolli, i cili ishte një ndër faktorët kryesor në krijimin e qeverisë, ka thënë se përgjegjësia bie mbi supet e kësaj qeverie.
“Do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, theksoi Pacolli nëse nuk arrin që ratifikimi i marrëveshjes të bëhet brenda 10-15 ditësh, siç tha Pacolli është afati i fundit që të zihet hapi për liberalizim brenda këtij vii.
Njëjtë edhe për iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, kreu u diplomacisë kosovare tha se është e tmerrshme dhe e frikshme.
“Nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së”, ka thënë ai, i pyetur se si do të votojë partia e tij kur iniciativa të shkoi në Kuvend.
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...