Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli tha se deklarata e tij për njohjen ose jo nga Serbia u nxjerrë nga konteksti.
Ai shpjegoi se të punoj e me veprimet e tij, Serbia do të detyrohet që për nevojat e veta do ta njoh Kosovën mirëpo këtë Pacolli nuk do ta kërkoj si favor prej tyre.
“Unë nuk mund t’i ndali proceset edhe me prit deri sa Serbia ta njeh Kosovën, unë duhet të eci përpara në rrugëtimin tim… unë do të ngritesha deri në atë nivel me punën time, me veprimet e mija ku ai gjithsesi do ta njeh Kosovën por për shkak të nevojave të tij dhe asnjëherë nuk do të kisha pozicionimin tim krejt atje… Tani duhet të ecë përpara, Kosova duhet të ecë përpara në proceset e veta”, ka thënë Pacolli.
“Ne do të ngritemi me standartin tonë, me punën tonë dhe një ditë ajo do të ketë nevojë ta njoh Kosovë. Nëse konsideroj se dikush nuk është miqësor me mu, unë nuk mundem me shku e me lut atë”, shtoi tutje zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Haradinaj.
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...
Moti i keq mbyll aeroportet e Vjenës dhe Munihut
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK