Yllii Barcelonës, Lionel Messi ka qenë çelësi i suksesit të gjigantit katalunas në La Liga, sipas bashkëlojtarit Gerard Pique.
Pique, i cili ka nënshkruar marrëveshje të re te Barcelona duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2022, ka vetëm fjalë të mëdha dhe lëvdata për reprezentuesin argjentinas, transmeton portali arbresh.info.

“Çelësi i gjeneratës së Barcelonës është Leo. Ne vetëm e ndjekim atë”, ka thënë Pique. “Nëse dikush ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjitha fitoret e gjithë këtyre titujve, ai ka qenë Leo”
“Ne përpiqemi për t’i ndihmuar sepse atij i duhet një skuadër kompetitive për të fituar tituj”
Lideri në La Liga, Barcelona do të përballen me Valencian të enjten për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit./arbresh.info/
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...