Programi i Ligjeratës dhe Debatit të Galerisë Kombëtare te Kosovës për vitin 2018 fillon me Prezantimin Kuratorit Avi Lubin nga Izraeli.
Avi Lubin do të prezantojë punën e tij mbresëlënëse si kurator, mësimdhënës dhe publicist.
Njëkohësisht publiku në Kosovë do të informohet për trendet e artit bashkëkohor në Izrael. Pas prezantimit, ai do të prgjigjet në pyetje dhe do të bashkëngjitet në koktejin joformal.
Avi Lubin është kurator i pavarur dhe drejtues i studimeve teorike në Programin për Studime postdiplomike arti, kolegjin e artit Hamidrasha. Ai është bashkëredaktor i Tohu, publikimit të pavarur online për art në tri gjuhë (Hebraike, Arabe dhe Angleze).
Puna e tij kuratoriale përfshin ekspozita vetanake dhe grupore, sic janë: Shkolla e Artit në Muzeun e Artit të Tel Avivit (Pavilijoni Helena Rubinshtajn), Kohëra të Zymta në Galerinë Universitare të Artit Schreiber në Universitetin e Tel Avivit, Udhëtarët e Fshehur në Apexart New York; Lëvizje Rrethore në Kunstverein Kunsthaus Potsdam, Gjurmë dhe Entropi në Studiot artistike të Jerusalemit, Paradoksi i Gjyshit në galerinë Chelouche në Tel Aviv.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?