Vllaznia e Pozhoranit është duke u ri-organizuar për të vazhduar pjesën e dytë të kampionatit kryesor.
Në fund të gjysmë sezonit, Vllaznia u përballë me probleme të shumta, pasi ndau rrugët me trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e mas liroi edhe shumë lojtarë të skuadrës.
Por, tashmë ato probleme janë harruar.
Skuadra modeste ka emëruar trajner Agrom Selmani, dhe ka filluar të përforcohet me futbollistë.
Fidan Hasani është emri më i madh që iu bashkua skuadrës nga Pozhorani, i ardhur nga Flamurtari.
Për Vllazninë kanë nënshkruar edhe Kujtim Pantina nga Trepça, Arlind Gashi nga Fushë Kosova, Sevdaim Tahiri nga Ramiz Sadiku dhe Orhan Miftari nga Gjorce Petrov.
Vllaznia po kërkon mbetjen në elitë pasi akutalishtë zë pozitën e fundit në tabelë. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/Tigratt/posts/1073326592810107
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...