Kuvendi i Maqedonisë sot në orën 11:00 duhet të fillojë seancën e 32-të, në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë.
Ky ligj u kthye nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili vendosi të mos e dekretojë dhe e ktheu me shumë vërejtje.
Seancën për këtë ligj, Talat Xhaferi e caktoi në afat të paraparë me ligj, ndërsa VMRO-DPMNE-ja për këtë ligj ka dorëzuar 32 mijë amendamente.
Përndryshe, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, amendamentet duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e presidentit. Ndërsa ato do të rishikohen vetëm në seancë plenare./Gazeta Express/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...