Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq tha sot në Hoçën e Madhe se Beogradi ka bërë gjithmonë dhe do të bëjë gjithçka për të bërë më mirë marrëdhëniet ndëretnike me Kosovën, transmeton portali arbresh.info
“Por, dialogu kur të vijë koha”, ka thënë Gjuriq, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse dialogu në Bruksel ka rifilluar, duke pasur parasysh se Shefja për Politikë të Jashtme Federica Mogherini njoftoi më herët se axhenda e vazhdimit është në përgatitje.
Kujtojmë se sot Gjuriq është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për të vizituar komunën e Rahovecit, në veçanti fshatin e Hoçës së Madhe e banuar nga serbët.
Marko Gjuriq ishte i shoqëruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq./Arbresh.info/

Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...