Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi,sot ka nënshkruar dy vendimet me të cilët ka emëruar drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, transmeton arbresh.info.
Për drejtori të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Hasan Përboqi, kurse Artan Asllani ,është emëruar drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.
Me nënshkrimin e këtyre dy vendimeve, është kompletuar kabineti qeverisës për katër vitet e ardhshme./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran