Policia në Ferizaj ka kapur në flagrancë dy të dyshuar të cilët me forcë kishin hyrë në një poligon për gjuajtje me armë zjarri, me qëllim të vjedhjes.
“Raportet e para flasin se me 25.1.2018 rreth orës 3:12 minuta, të dyshuarit A. B. 25 vjeçar (m/shqiptar, shtetas i Maqedonisë) dhe S. A. 18 vjeç (m/maqedonas, shtetas i Maqedonisë), duke përdorur mjete të forta, të maskuar, kishin hyrë me dhunë në poligonin e gjuajtjes dhe trajnimit me armë të zjarrta, lokacion i cili gjendet në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj dhe nga aty kishin vjedhur 16 pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.
Të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët policorë në flagrancë me rastin e tentimit të daljes nga objekti.
Bëhet e ditur se armët e vjedhura si dhe automjeti i të dyshuarve janë konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi