Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza sekuestruan një gomone rreth 8 m të gjatë, e cila ndiqej prej disa diteëh pasi fshihej në zonën e Karaburunit
Të martën në darkë u diktua 20 milje larg bregut të Semanit, por pas ndjekjes gomonia u gjet e braktisur me rreth 1.6 ton kanabis në bord.
Mjeti lundrues u dërgua në Vlorë dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e skafisteve, raporton Top Channel,
Aksioni u krye nga D.V.P.Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, të cilat vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara paraprakisht për lëvizjen e saj në ujërat detare shqiptare.
Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që sipas policisë dyshohet se mund të ketë pasur defekt dhe më pas është braktisur nga skafistët./Top Channel/
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...