Juventusi është shumë afër nënshkrimit me talentin e Genoas, Pietor Pellegri.
Pellegri është duke kaluar në një super formë me skuadrën e Genoas dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane, por edhe italiane.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta dhe menaxheri gjeneral Fabio Paratici, janë takuar me Giorgio Perinettin e Genoas të hënën për të diskutuar rreth Pellegrit.
Genoa ka vendosur çmimin prej 30 milionë euro për talenin 16 vjeçar, por sipas burimeve të gazetës marrëveshja do të mbyllet për 25 milionë euro.
Zonja e Vjetër dëshiron që ta transferojë atë para se skuadrat tjera të futen në garë për të, si dhe sulmuesi do të qëndrojë në Genoa deri në fund të sezonit si i huazuar. /arbresh.info/
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...