Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë sapo ka filluar diskutimi për Projektligjin për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Sipas tij, kjo rrezikon që të vihen në pikëpyetje marrëdhëniet që shteti i Kosovës ka ndërtuar me miqtë ndërkombëtar.
“Në pikën e tretë ku diskutohet për Ligjin për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në lëshuam mbledhjen e Kuvendit në përputhje me qëndrimin që ka Grupi jonë parlamentar fhe Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë çështje që është shumë e debatueshme për shoqërinë kosovare pasi i vë në pikëpyetje të gjitha marrëdhëniet që shteti i Kosovës ka ndërtuar me miqtë më të fortë ndërkombëtar të botës demokratike. LDK është kundër kësaj inciative dhe ne sot lëshuam mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, janë katër anëtarë të kryesisë nga koalicioni qeverisës të cilët po vazhdojnë mbledhjen ku po diskutohet për këtë pikë të rendit të ditës./Arbresh.info
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës