Sa janë të drejta pagesat e njëjta të kujdestarisë në QKUK ?

20:01 | 17 Korrik 2015
Arbresh.info

Pagesat uniforme për kujdestari në QKUK, nuk vlerësohen të jenë të drejta.Kjo për faktin se në disa klinika ka shumë punë derisa në disa të tjera ekipet kujdestare mund të kenë raste në numër të vogël apo fare. Ekipi i KTV-së ka qëndruar për disa orë në mbrëmje në klinikën emergjente e cila përballej me një numër të madh të pacientëve që kërkonin ndihmë derisa në të njëjtën kohë në klinikën e dermatologjisë mbizotëronte heshtje.

Kjo situatë pritet të ndryshoj përmes një iniciative të ministrit i cili ka premtuar nxjerrjen e një udhëzimi administrativ.

“Fronti i parë” i pritjes së pacientëve për secilën ankesë që ata kanë e i drejtohen këtij institucioni të kërkojnë ndihmë, raporton KTV.

Kështu quhet klinika emergjente në të cilën është vendi ku njerëzit shpesh ndodhen mes jetës e vdekjes.

Orët e vona në klinikën emergjente vërshohet nga pacientët. Sidomos tani kur jemi në muajt e verës e numri i atyre që kërkojnë ndihmë është shumë i madh. Por kjo klinikë përballet qe një kohë të gjatë me mungesë të stafit.

Gatishmëria e punëtorëve shëndetësorë të kësaj klinike konsiderohet e rëndësishme sa vet fati.

Por për punën që ata bëjnë po ankohen se nuk po paguhen në mënyrë të drejtë.

E krejt ndryshe është gjendja në klinikën e dermatologjisë, që për dallim prej emergjencës aty është shumë qetë.

Vet ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë se secili profesion është i rëndësishëm por se kjo mënyrë e pagesës uniforme është e padrejtë.

Rrahmani premton se nëse jo ndryshe kjo do të rregullohet me hyrjen në fuqi të ligjit për sigurime shëndetësore.

Në klinikën e emergjencës brenda 24 ore numri i pacientëve shkon deri në 200.

Shpërndaje në rrjete sociale