Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli,ka pritur në një takim të rregullt punetë ngarkuarën e Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefen e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, znj.CollenHyland, e cila i ka dorëzuar letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe homologu i tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, RexW.Tillerson.
Në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe diplomatja amerikane, Hyland kanë diskutuar mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë dhe janë konsultuar mbi nevojën e bashkërendimit dhe koordinimit të hapave dhe veprimeve të përbashkëta për periudhën nëvijim, me theks tëveçantë nëçështjet, që ndërlidhen me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
“Ishte kënaqësi e veçantë, që të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, RexW. Tillerson. Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës. Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik,siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen.”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026