Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk jepet territor për liberalizim vizash kjo pasiqë sipas tij do t`i lihet në marre gjeneratave që vijnë, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Komunën e Junikut duke iu referuar çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Ai njëkohësisht iu tha junikasve se janë duke punuar natë e ditë për liberalizimin e vizave.
Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj në kohën sa ishte në opozitë njihej për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nëshkruar në vitin 2015 për shkak se bazuar në këtë ujdi, thuhej se Kosova kishte humbur 8 mijë hektarë tokë.
Haradinaj në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit kishte shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri.
Demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbeten kushte të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave./Klan Kosova/
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...