Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Mus në Turqinë lindore.
Sipas informacioneve nga terreni, autobusi i pasagjerëve në rrugën Mus-Bingol është rrokullisur. Në terren kanë dalë një numër i madh i ambulancave, ekipe të xhandarmërisë dhe Agjencisë Shtetërore Turke të Menaxhimit me Emergjenca (AFAD).
Udhëtarët e lënduar u shtruan në spitalet në Mus dhe Bingol. Guvernatori i Mus, Aziz Yıldırım konfirmoi se sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency .
Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.
“Nga të plagosurit, 22 persona u shtruan në spitalin në Mus, kurse shtatë në Bingol. Autobusi transportonte udhëtarët nga Hatay në Mus”, shtoi Yıldırım.
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu