Në fshatin Pantinë të Vushtrrisë sot është përuruar objekti i ri shkollor, që ka përkuar me Vitin e Skënderbeut dhe përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ndërtimin e kësaj shkolle, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, e ka quajtur fat të madh për nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Pantinë.
Ai ka thënë se Vushtrria, por edhe shteti i Kosovës mund të zhvillohet vetëm me edukim cilësor, për të cilën gjë tha se është edhe prioritet i Komunës.
“Arsimin do ta kemi prioritet kryesor, jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës por edhe në ngritjen e cilësisë dhe punës që bëhet në shkolla. Prandaj ju bëjë thirrje juve prindër që bisedoni me nxënës se çfarë dhe si po mësojnë fëmijët e tyre, dhe çfarëdo ankese që keni flisni me drejtuesit e shkollës, por edhe me Drejtorinë komunale të arsimit”, ka thënë kryetari Tahiri.
Nga ky përurim kryetari Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar ndërtimin edhe të dy shkollave, njërën në Bequk e tjetrën në Stanoc të Epërm.
Barça afër finalizimit të marrëveshjes me talentin e Copenha...
Zgjedhjet e 12 tetorit, emërohen 216 anëtarë të Komisioneve ...
Policia parandalon kontrabandën në veri, sekuestrohen 220 dr...
Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Vali Corleones për shitb...
Arrestohet personi i katërt i dyshuar për “vjedhje në tentat...