Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe e qetë, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se vizita e zyrtarëve serbë është e mirëseardhur, por jo për këtë rast sepse nuk ka nevojë.
“Situata në Kosovë vërtet është stabile dhe e qetë. Serbët e Kosovës jetojnë të qetë nuk ka rrezikim të stabilitetit në veri. Çdo vizitë me komuniku me komunitetin serb nuk kemi qenë asnjëherë kundër. Por nuk ka nevojë me u shqetësu, sepse Polica e Kosovës është duke e kryer detyrën kemi edhe KFOR-in këtu. Gjendja e Kosovës është stabile dhe e qetë. As Kosova nuk bën përjashtim nga rreziqet përfshirë edhe këtë sot. Por gjendja është e qetë. Jemi vigjilent në gjithë territorin e Kosovës”, është shprehur kryeministri./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1661475503917535/
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...