Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare Eliza Dushku, para pak ditësh me anë të një postimi ka treguar se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte vetëm 12 vjeçe.
Kjo ka ngjallur shumë reagime në Hollywood, shkruan arbresh.info
Ndër shumë të famshëm që kanë reaguar është edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili asokohe ka luajtur bashkë me aktoren shqiptare në filmin ‘True Lies’.
“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”,-ka shkruar aktori i njohur në llogarinëe tij në Twitter.
Eliza tregoi se në vitin 1994 ishte abuzuar seksualisht nga ish-koordinatori i dublantëve, Joel Kramer./arbresh.info/

Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...
Maduro: Burimet energjetike nuk duhet të përdoren si instrum...
Rrëzohet avioni në Texas, pesë të vdekur
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kast...