Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të trajtohet pas komplikimeve shëndetësore që ka pasur në javën e fundit.
Para se të merrte rrugë jashtë vendit, Mustafa ka qen i shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Ky spital se fundmi ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, gjatë kohës sa ka qenë i hospitalizuar, njofton Klan Kosova.
“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur te diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast”, thuhet në njoftim.
“Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhet më tej aty./Klan Kosova/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...