Berat Ahmeti transferohet te Feronikeli.
Ish-futbollisti i FC Prishtina, transferohet te skuadra nga Drenasi teksa lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.
“Vrullit të ardhjeve të reja në KF. Feronikeli, i është shtuar edhe emri i futbollistit të njohur, Berat Ahmeti, i cili është transferuar për të përforcuar dhe kompaktësuar edhe më shumë ekipin.
Ahmeti ishte pjesë e skuadrave të rëndësishme, përfshirë FC. Prishtina, KF. Vllaznia në Shqipëri dhe skuadrës Ujpest në Hungari, nga ku edhe synon që të sjellë praktikat më të mira të futbollit në klub.
Sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, ardhja e futbollistit Berat Ahmeti në KF. Feronikeli, do të sjellë rifreski dhe vlerë shtesë për ekipin, në mënyrë që lufta për titull të bëhet më e lehtë dhe interesante për klubin”, njofton klubi nga Drenasi. /arbresh.info/

“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C