Avokati, Dastid Pallaska ka cituar titullin e gazetës The Economist “Kosova, i vetmi vend në perëndim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë”, për të goditur deputetët e Kuvendit të Kosovës, për realitetin e hidhur kosovar.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pallaska ka thënë se në mungesë të përfaqësimit politikë, kosovarët e kanë pranuar realitetin si të mirëqenë.
“Ky është rezultat i koktejit të molotovit që përbëhet nga komandantët e pangopur, institucionalistat anemik, opozita komuniste, ndërkombëtarët indiferent edhe krejt ne të tjerët që në mungesë të përfaqësimit politik e kemi pranuar këtë realitet si të mirëqenë!”, shkruan Pallasaka .
Sipas tij është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendit të organizohen politikisht./telegrafi/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...