Cigaret elektronike vazhdojnë të paraqiten në titujt kryesorë për arsyet e gabuara. Pavarësisht dëshmive për efektet e tyre negative, mbrojtësit e “avulluesve” pretendojnë se e-cigaret ofrojë vlera si pajisje për ta lënë duhanin. Ato ju ndihmojnë ta lini duhanin, thonë ata.
Por një studim të ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, sugjeron se e kundërta është e vërtetë se, e-cigaret në fakt e bëjnë më të vështirë lënien, dhe jo më të lehtë.
Studimi tregoi se duhanpirësit që përdorën e-cigare kishin 49 për qind më pak të ngjarë ta reduktojnë përdorimin e tyre të cigareve dhe 59 për qind më pak të ngjarë që ta lënë tërësisht.
“Bazuar në idenë se duhanpirësit përdorin e-cigare për ta lënë duhanin, ne hipotetizuam se duhanpirësit të cilët i përdorën këto produkte do të jenë më të suksesshëm në lënien e duhanit”, thotë autori i studimit dr. Wael Al-Delaimy, profesor i epidemiologjisë dhe shef i Divizionit UCSD në Global Public Health, në një njoftim për shtyp.
“Por hulumtimi e zbuloi të kundërtën. Ne kemi nevojë për studime të mëtejshme për t’u përgjigjur se pse ata nuk mund ta lënë duhanin. Një hipotezë është se duhanpirësit janë duke e marrë një rritje në dozë të nikotinës duke përdorur e-cigare.”
Hulumtimi është kryer si pjesë e një studimi njëvjeçar i cili e përcolli shëndetin dhe sjelljen e 1.000 duhanpirësve nga Kalifornia. Studimi gjithashtu zbuloi se femrat dhe duhanpirësit e përditshëm ishin dy grupet që kishin më shumë të ngjarë t’i kenë provuar cigaret elektronike.
Kritikët e e-cigareve po bëjnë thirrje për rregulla më të forta për ta ndaluar shitjen të miturve dhe për ta kufizuar tregtimin e e-cigareve.
Hulumtimi i ri është publikuar në “American Journal of Public Health”. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A