Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, tha se deputetët e LDK-së, do të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, vetëm për inat të Kadri Veselit. Këtë dhe deklarata të tjera rreth gjykatës speciale, Haradinaj i bëri në një intervistë në Radio Dukagjini, në emisionin Magazina.
“Befasia e madhe do të jetë, te deputetët e LDK-së, që do ta votojnë për, kundër dëshirës së Kadri Veselit. Kjo po na befason, që kemi shumë simpati tash. Po, se këta po luajnë, që për inati të resë më vdektë djali. Kështu që tani shumë shumë janë ofrua edhe besoj që do ta votojnë, pikërisht se Kadria e ka bërë këtë shkrim”, ka thënë nënkryetari i OVL te UCK-së, Nasim Haradinaj.
Ai ndër të tjera, u shpreh i bindur që në fund të këtij muaji, do të merr urime për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...