Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakes në Shkodër.
Prifti malazez i kishës ortodokse Radomir Nikçeviq kremtoi meshën e shenjte përpara besimtareve te pranishëm. Pas meshës Nikçeviq deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar për minoritetet.
Nikçeviq i pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi u shpreh se Kosova është një vend i shenjte i Serbisë, shkruan panorama.
Kleriku shtoi se ne Kosove Serbia ka shume kisha dhe vende te shenjta. Nikçeviq deklaroi gjithashtu qartazi se Kosova është Serbi ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...