Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se ai shpresonte që bisedimet e reja mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të zgjerohen “përtej Lojërave Olimpike” dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë “në kohën e duhur”.
Presidenti Trump nw një konferencë të pazakontë për shtyp nga rezidenca presidenciale në Camp David, ku po takohet me ligjvënës republikanë tha nw lidhje me bisedimet e ardhshme ndërmjet Seulit dhe Phenianit se “shpresoj që të shkojnë mirë”.
“Do të dëshiroja t’i shikoja duke u zgjeruar përtej Lojërave Olimpike. Dhe në kohën e duhur, do të përfshihemi”, shtoi ai.
Koreja e Veriut pranoi ofertën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë rreth Lojërave Olimpike. Bisedimet do të zhvillohen më datë 9 janar në fshatin e armëpushimit, “Panmunjom”, në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve.
/ SYRI.net
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë