Besimtarët ortodoks sot në gjithë botën, sot festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet ortodokse.
Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse në botë, sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.Për këtë festë për besimtarët ortodoks në Kosovë kanë uruar përfaqësues vendor e të huaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“Komunitetit ortodoks në Kosovë ua uroj për shumë mot Kërshëndellat. Paqe, dashuri, shëndet e begati në çdo familje tuajën. HTH”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në “Facebook”.
Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar komunitetin ortodoks në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë ‘Për Shumë Mot Krishtlindja’. Le të ju sjellin këto Krishtlindje shëndet, paqe dhe lumturi”, ka shkruar ai në Facebook.Ndryshe për kët festë nesër në Kosovë është ditë pushimi.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...