Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i është refuzuar viza nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç u raportua sot në media.
Këtë gjë e ka demantuar vet kryeministri Haradinaj në një prononcim për Indeksonline.
“Vetëm kam aplikuar këto ditë, ende nuk kam qenë as për procedura të mëtejme. Zyra ime ka apliku këto ditë, dmth është në procedurë”, ka thënë Haradinaj.
Mediat sonte raportuan se kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, Anita Muçaj-Haradinaj ju është refuzuar pajisja me vizë nga SHBA-të, të cilët do të shkonin atje për të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Ftesat për Lutjet e Mëngjesit i bën Komiteti Pritës i Kongresit amerikanë, kurse lutjet fillojnë në ora 7:30 të mëngjesit./indeksonline/
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa