Deputetët nga partia e kancelares Angela Merkel, CDU dhe partia e saj simotër, CSU, kanë bërë thirrje që të deportohen emigrantët që pikëpamjet e tyre antisemitike në Gjermani.
“Ata që refuzojnë jetën hebrenje në Gjermani ose vënë në pikëpyetje të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, nuk do të kenë vend në vendin tonë”, thuhet në dokumentin e cituar nga Die Welt, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratë më pas thuhet se “pranimi i jetës së hebrenjëve është një kriter për integrimin e suksesshëm”.
Sipas draftit, antisemitizmi ka shënuar rritje në Gjermani, pas hyrjes së qindra mijëra emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Stephan Harbarth, nënkryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, tha për mediat gjermane se masa duhet të merret para 27 janarit, Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.
Një valë protestash kundër Izraelit përfshiu Berlinin gjatë muajit të kaluar, në përgjigjje të masës së diskutueshme të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...